Sulmuesi i njohur kroat, Mario Mandzukic ka vendosur që t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Kroati ka vendosur që të varë këpucut në gozhdë në moshën 35 vjeçare.
Lajmin për këtë vendim të rëndësishëm futbollisti e ka bërë vetë publik përmes një postimi të veçantë në rrjete sociale.
Me një letër të dedikuar Marios së vogël, ai ka përshkruar etapat e karrierës dhe momentet e lumtura që do të kalonte në futboll.
Sigurisht, në fund nuk mund të mungonte një mbyllje në stilin Mandzukic, ku golin ndaj Anglisë në kohën shtesë në gjysmëfinale të Kupës së Botës e konsideron si më të rëndësishmin.
Më poshtë e gjeni postimin e Mario Mandzukic:
“I dashur Mario i vogël, ndërsa vesh këto këpucë për herë të parë, as nuk mund të imagjinosh çfarë do të provosh në botën e futbollit. Do të shënosh gola në fazat më të rëndësishme dhe do të fitosh trofetë më të mëdhenj me klubet më të mëdhenj. Duke përfaqësuar me krenari edhe Kombin tënd, do të kontribuosh që të shkruash historinë e sportit kroat”.
“Do të kesh sukses pasi do të kesh përkrah teje njerëz të mirë: shokë skuadre, trajnerë, tifozë dhe familjarë, menaxherë dhe miq që do të jenë gjithmonë aty për ty. Do t’u jesh gjithmonë mirënjohës të gjithë atyre!”
Kujtojmë se Mandzukic ka pasur një karrierë me shumë suksese me disa prej klubeve më të njohura në Evropë, duke e nisur me Dinamo Zabgra, pastaj Ëolfsburg, Atletico Madridi, Bayern Munich, Juventus edhe në fund Milan.