Home Lajme nga Vendi Plagosje me thikë dhe përndekje e ish-bashkëjetueses, 2 të arrestuar në Shkodër, me precedentë të mëparshëm kriminalë

Plagosje me thikë dhe përndekje e ish-bashkëjetueses, 2 të arrestuar në Shkodër, me precedentë të mëparshëm kriminalë

nga Parler Albania

Shkodër

Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Polciisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Q.M., 25 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të çastit në lagjen “Iliria”, Shkodër, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Ç.V, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjthashtu, u bë ndalimi edhe i shtetasit të dëmtuar Ç.V., 28 vjeç, banues në lagjen “Breg Lumi”, Laprakë, Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Moskallëzimi i krimit”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Vjedhje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë I shpallur në kërkim policor për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”, sepse ka bërë kallzim ish-bashkëjetuesja e tij se për rreth dy javë e ka përndjekur dhe kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ju mund te pelqeni dhe