Home Lajme nga Vendi Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i riu përplas me makinë këmbësoren 59 vjeçare, dërgohet menjëherë në spital

Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i riu përplas me makinë këmbësoren 59 vjeçare, dërgohet menjëherë në spital

nga Parler Albania

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Sipas informacioneve, rezulton se një 29-vjeçar nga Tepelena ka përplasur me makinën e tij tip “Audi” këmbësoren H. K., rreth 59 vjeçe.

59 vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se nuk ka rrezik për jetën.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rrerh 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Ju mund te pelqeni dhe