Home Lajme nga Rajoni “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”, publikohet videoja, kryepeshkopi këndon këngë kundër Kosovës

“Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”, publikohet videoja, kryepeshkopi këndon këngë kundër Kosovës

nga Parler Albania

Joanikije II ka marrë zyrtarisht sot detyrën si peshkop i metropolit në Manastirin e Cetinjës, pavarësisht pakënaqësive të mëdha dhe protestave nga qytetarët malazez. Gjatë marrjes së detyrës, janë kënduar edhe këngë nacionaliste nga priftërinj dhe nga vetë Joanikije, ku theksi i është vendosur kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë:

“Kad se vojska na Kosovo vrati…!”.

Joanikije II është një peshkop metropolitan ortodoks serb që shërben si Metropolit i Malit të Zi dhe i Bregdetit dhe primat i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi që nga maji 2021, më parë ai shërbeu si administrator i të njëjtës dioqezë nga tetori 2020 dhe vdekja e paraardhësit të tij Amfilohije i cili njihej si ultra nacionalist serb dhe përkrahës i madh i Rusisë. Edhe peshkopi metropolit Joanikije i takon të njëjtës vijë si edhe paraardhësi i tij.

https://www.facebook.com/watch/rtklivecom/

Ju mund te pelqeni dhe