Home Bota Sulm me armë në SHBA, vdesin 4 persona mes tyre edhe një foshnje

Sulm me armë në SHBA, vdesin 4 persona mes tyre edhe një foshnje

nga Parler Albania

Një sulm me katër viktima ka ndodhur ditën e sotme në Florida të SHBA-së. Mediat e Huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lakeland, ku një person i armatosur ka qëlluar 5 herë, duke lënë të vdekur 4 persona mes tyre dhe një foshnje në krahet e nënës së saj.

Pas sulmit, autori u përfshi në një “luftë të shtënash” me policinë, rezultat i të cilit ishte vetëdorëzimi i tij. Ngjarja ndodhi në një shtëpi të Floridas, ku policia gjeti katër persona të vdekur: një burrë, një grua dhe foshnjën brenda shtëpisë, dhe një grua tjetër brenda një shtëpie tjetër . Një vajzë 11-vjeçare gjithashtu ishte qëlluar disa herë dhe është transportuar me aeroplan në spitalin e përgjithshëm Tampa për kirurgji.

“Ky njeri vrau katër persona këtë mëngjes, u përpoq të vriste efektivët tanë dhe pastaj u dorëzua. Ai erdhi këtu për një luftë me armë. Ne nuk e dimë pse“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju mund te pelqeni dhe