Home Sporti Sot ndërron jetë ish-futbollisti francez

Sot ndërron jetë ish-futbollisti francez

nga Parler Albania

Pas 40 vitesh në koma, sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Francës, Zhan Pierre Adams.

Adams ra në koma si pasojë e një gabimi të mjekëve të cilët i injektuan një dozë të madhe anestezie për një operacion në gju në vitin 1982, dozë e cila i shkaktoi probleme në tru. Ish-utbollisti Adams ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, pasi gruaja e tij u kujdes plot 40 vite për të.

Sa i përket karrierës futbollistike, ish-mbrojtësi luajti 22 ndeshje me kombëtaren e Francës dhe u aktivizua me disa skuadra në Francë, përfshirë karrierën dy vjeçare te PSG-ja në vitet 1977-1979.

Ju mund te pelqeni dhe