Home Lajme nga Vendi Ndodh dy herë brenda ditës, i vihet zjarr xhamisë në Bulqizë, flet Kryemyftiu: Nuk kemi konflikte me asnjë, duket qartë që është e qëllimshme

Ndodh dy herë brenda ditës, i vihet zjarr xhamisë në Bulqizë, flet Kryemyftiu: Nuk kemi konflikte me asnjë, duket qartë që është e qëllimshme

nga Parler Albania

Një xhamie në qytetin e Bulqizës i është vënë zjarr dy herë brenda ditës së djeshme, konkretisht mbasdite dhe në darkë.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, por ende nuk është identifikuar asnjë person deri më tani nga ana e policisë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur dhe Kryemyftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, i cili thotë se ata nuk kanë probleme me asnjë por kjo duket qartë që është e qëllimshme.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim kush është autori apo autorët. Nuk kemi konflikte apo probleme me askënd. Kërkojmë nga strukturat shtetërore zbardhjen e ngjarjes”, tha Strazimiri.

Në vitin 1993 ish-Këshilli i Rrethit Bulqizë dha leje ndërtimi për xhaminë e qytetit. Deri në vitin 2005 objekti shërbeu si medrese. Edhe pesë vjet më vonë xhamia shërbeu si qendër trajnimi për kurse të ndryshme dhe qendër kulturore.

Pas vitit 2010 objekti u amortizua dhe Myftinia Bulqizë kërkoi legalizimin e truallit, për të ndërtuar një xhami të re, me ndihmën e donatorëve të huaj. Ngjarja e fundit, e para e këtij lloj në këtë qytet, ka ngjallur indinjatë te besimtarët e zonës.

Sipas tyre kjo xhami ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit në nevojë. Ata kërkojnë ngjarje të tilla të ndalen dhe autorët të vihen para ligjit.

Ju mund te pelqeni dhe