Home Politikë Ish-Kryeministri Berisha shpërthen kundër Ramës: Je një antishqiptar i paskrupullt, vasal i Aleksandër Vuçiç që bën çfarë i thotë Baton Stanishiçi

Ish-Kryeministri Berisha shpërthen kundër Ramës: Je një antishqiptar i paskrupullt, vasal i Aleksandër Vuçiç që bën çfarë i thotë Baton Stanishiçi

nga Parler Albania

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga studio e emisionit ‘Noë’ përplasjen Rama-Kurti në lidhje me politikën rajonale dhe “Open Balkan”.

Berisha u shpreh se kryeministri Rama është argat i presidentit Vuçiçi dhe të dy nuk janë asgjë tjetër veçse dy gangsterë që po cënojnë paqen në Balkan.

“Edi Rama ka qenë armiqësor ndaj Ibrahim Rugovës. Detyroi deputetët e LDK-së të dalin nga parlamenti. Ka qenë armiqësor ndaj Ramush Haradinajt. Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim Ram-Kurti, por me një qëndrim prej vasali beogradi të Edi Ramës. Edi rama është një antishqiptar i paskrupullt. Ai zbaton këshillat që merr nga argati. Ndërmjetësi midis Ramës dhe Vuçiçit është Baton Staliçisti. Ai është argat. Ai ja sjell të gjitha qëndrimet. Edi Rama s’mban dot qëndirme të tjera. Ky përpiqet me çdo kusht të fshehë vasalitetin ndaj Vuçiçit. Ç’pune ke ti t’i tregosh Klsovës të marrë apo jo afganë. Kosova është e pavarur. Kjo mjafton për çdo shqiptar. Rama dhe Vuçiç janë dy gangsterë që po cënojnë paqen në Ballkan”, tha Berisha.

Ju mund te pelqeni dhe