Një provë e re që është duke u bërë për të trajtuar kancerin e gjirit, po vlerësohet si “novatore”.
Kompania farmaceutike AstraZeneca, ka bërë të ditur se ilaçi i quajtur Enhertu ka demonstruar 72% reduktim të rrezikut për zhvillim të sëmundjes ose të vdekjes tek gratë me kancer të gjirit në metastazë, krahasuar me barërat e tjera.
Rezultatet janë prezantuar në Simpoziumin presidencial, në Kongresin e Shoqërisë Evropiane për Onkologjinë Mjekësore (ESMO) të vitit 2021.
Studimi për ilaçin në të cilin janë përfshirë 500 pacientë nga vende të ndryshme si Azi, Evropë, Amerikë Veriore dhe Amerikë Jugore, ka gjetur se kishte ‘një tendencë të fortë drejt përmirësimit të mbijetesës së përgjithshme’ me Enhertu.
Mirëpo, analiza ende nuk ka përfunduar dhe nuk është statistikisht kuptimplotë.