Home Lajme nga Vendi Banorët e Shkodrës në protestë: Të merren masa për rregullimin e rrugës, në të kundërt…

Banorët e Shkodrës në protestë: Të merren masa për rregullimin e rrugës, në të kundërt…

nga Parler Albania

Banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër kanë dalë në një protestë. Pasi, sipas tyre firma që ka marrë përsipër investimin në rrugën e fshatit Bardhaj nuk po bën një projekt të standardeve europiane .

Ato e cilësojnë diskriminim dhe padrejtësi ndaj tyre. Banorët kërkojnë të ndërhyhet dhe të ketë një rrugë me parametra europiane të infrastrukturës, përndryshe do të bllokonin rrugën kombëtare në mënyrë që kërkesa e tyre të merrej parasysh.

Banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër shprehen se;

Nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë anulluar punimet dhe nuk kanë bërë gjë tjetër për të bërë rehabilitimin e rrugës. Është gjynah që ky fond të jepet për një rrugë kaq të vogël. Të bëhet rruga e duhur me parametrat europiane nëse e din këto sesi janë andej.

Voltana Ademi duhet të na ndihmojë se jemi ndër fshatrat më të mëdhenj.

Ky investim më duket më shumë si diskriminim. I kanë të gjitha mundësitë për ta bërë rrugën me standardet më të mira. Por nuk e dimë a nuk don firma a nuk don bashkia ne nuk e dimë. Jemi fshati më i diskriminum. Kjo zonë i kalon 10 mijë banorë.

Ndër të tjera ata paralajmërojnë se do bllokojnë rrugën kombëtare nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Ju mund te pelqeni dhe