Home Lajme nga Vendi Përgjaken rrugët/ Aksident automobilistik me pasojë vdekjen

Përgjaken rrugët/ Aksident automobilistik me pasojë vdekjen

nga Parler Albania

Në paraditen e sotme është regjistruar një aksident autombilistik në aksin Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore.

Një grua është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, por Policia po punon për zbardhjen e  shkaqeve.

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ju mund te pelqeni dhe