Home Lajme nga Vendi Ministria e Arsimit publikon masat për rikthimin e nxënësve në shkolla/ Zbatim i përpiktë orari dhe distancë prej 1.5m

Ministria e Arsimit publikon masat për rikthimin e nxënësve në shkolla/ Zbatim i përpiktë orari dhe distancë prej 1.5m

nga Parler Albania

Ministria e Arsimit, Evis Kushi ka rikthyer në vëmendje masat anti-covid që shoqërojnë procesin mësimor. Thekson, që në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne.

“Sot zhvillova një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022. Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas “Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne. Puna vijon që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator“, shkruan Kushi.

Ndër të tjera, shpreh se:’’Disa nga masat e marra përfshijnë respektimin me rigorizitet të orarit të hyrjes dhe daljes nga shkolla, si dhe rreshtimin në një largësi 1.5 metra nga njëri-tjetri.’’

Komiteti Teknik ka vendosur se kur një nxënës ka simptoma Covid ai duhet të lajmërojë mësuesin kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun e shkollës apo familjes vërteton nëse është i sëmurë.

Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse. Gjithashtu shkollat, sipas mundësive, duhet të ofrojnë dezinfektim për këpucët e fëmijëve para se të futen në institucionet e arsimit.

Nuk lejohet që nxënësit të dalin apo të futen përsëri në godinë. Do të ketë vetëm një herë hyrje në shkollë dhe më pas një herë dalje. 

Ju mund te pelqeni dhe