Home aktualitet Kancelarja gjermane kërkon të ulen gjakrat/ ‘’Po kalojmë nga turpi në turp’’, reagon Berisha

Kancelarja gjermane kërkon të ulen gjakrat/ ‘’Po kalojmë nga turpi në turp’’, reagon Berisha

nga Albina Roshi

Ditën e sotme, Sali Berisha shprehet se po ecim në kahun e kundër të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Ai thekson se po shkojmë drejt Serbisë, sesa BE-së. Për tetë vite rradhazi kemi qëndruar në vend numëro.

Gjithashtu, Berisha nuk lë pa përmendur se Yuri Kim solli tanket në veri të Kosovës.

‘’Nisma e Ballkanit të Hapur ishte kryesorja për Ramën,’’ shton Berisha.

 Kanë ndodhur të gjitha këto e megjithatë Edi Rama nis mandatin e tretë, sepse duhet thënë haptaz sepse opozita shqiptare kaloi nga dështimi në dështim. Përgjegjësi e madhe bie mbi PD.

Berisha:

Borxhi nga 62% në mbi 80%, sistemi shëndetësor po shkon drejt shpartallimit me rekordet më të larta të vdekjeve nga pandemia, sistemi arsimor po ashtu.

Cdo javë dëgjoni nga një rekord të zi për Shqipërinë, në vend të ecim drejt BE, shkojme drejt Serbise.

Ajo gjë arrihet pa i shtrirë dorën askujt, 8 vite vend -numëro, jemi shumë më afër me Serbinë se vendet me BE.

Integrimi me Serbinë paska qenë i rëndësishëm mor zotëri?!

Kishte edhe idera nga BE që me këta ballkanas skemi punë, kancelarja e Gjermanisë krijoi Procesin e Berlinit ku të bëheshin takime e këta silleshin në mënyrë të papërgjegjshme dhe krijonin minishengenin, për ti dhënë Serbisë epërs në rajon.

Nisma e Ballkanit të Hapur ishte kryesorja për Ramën, e njëjta gjë edhe me Von de Layer, kjo tjetra (Yuri kim) solli tanket në veri të Kosovës. Kanë ndodhur të gjitha këto e megjithatë Edi Rama nis mandatin e tretë, sepse duhet thënë haptaz sepse opozita shqiptare kaloi nga dështimi në dështim. Përgjegjësi e madhe bie mbi PD.

Po bëhen ndryshime kushtetuese, pa më thoni cilën marrëveshje ka fituar PD me Ramën? Asnjë prej tyre! Në emer tuaj dua tu them, hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim nga Këshilli Kombëtar i PD, partia ka forume. Kemi shkuar nga turpi në turp.

Miqtë e mi, numëruam për herë të parë në histori mandatin e 3 të Ramës, u fol për masakrën zgjedhore, zgjedhjet nuk i fitoi PD.

Ju mund te pelqeni dhe