Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të shpallë 2 vende vakante për ngritjen në detyrë të prokurorëve në SPAK.
Në mbledhjen e sotme, KLP ka caktuar në detyrë prokurorin Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër si edhe prokurorin Albert Murçaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.