Home aktualitet Dhunë në familje/Arrestohet 32-vjeçari në Pogradec

Dhunë në familje/Arrestohet 32-vjeçari në Pogradec

nga Albina Roshi

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. T., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. T., 33 vjeçe”.

Ju mund te pelqeni dhe