Home aktualitet ‘’Rehatllik juridik’’/Shfryrje ndaj SPAK, reagon Ylli Manjani

‘’Rehatllik juridik’’/Shfryrje ndaj SPAK, reagon Ylli Manjani

nga Albina Roshi

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani i ka drejtuar kritika të forta sot Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se SPAK merret më shumë me ligjin antimafia sesa me korrupsionin se akt flagrance. Kjo sepse sipas tij, është më e thjeshta.

“Shqipëria ka në fuqi, prej vitesh, një ligj antimafia. Por asnjë mafioz nuk zumë dot me atë ligj!!!

Pas reformës në drejtësi, ai ligj përdoret për kundravajtës penalë më shumë sesa për mafiozë. Përdoret si presion e kërbaç ndaj zyrtarëve publike.

SPAK merret më shumë me ligjin antimafia sesa me korrupsionin se akt flagrance… Merret sepse është më i thjeshti. Ngre një dyshim, sekuestron pasuri dhe ja hedh barrën e provës të dyshuarit. Rehatllik juridik sa më ska!

Mirëpo ligji u bë për mafiozët jo për çdo dyshim arbitrar!!!

Ligji antimafie sot i tregohet veç punonjësve antimafie!!!

Normal që mafia është është e lirë dhe e fortë, përsa kohë antimafia ha vetveten.”-shkruan Ylli Manjani

Ju mund te pelqeni dhe