Në kuadër të mbledhjes së institutit për “Gratë dhe vajzat në politikat e sigurisë”, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka folur në lidhje me qasjen që ka SHBA me këtë kuadër.
Kim ka theksuar në deklaratën e saj se prioriteti I tyre është demokracia, mbrojtja dhe biznesi.
Më tej Kim është ndalur tek drejtësia, duke thënë se reforma në drejtësi kërkon institucione të sigurta.
SHBA është shumë e lumtur të punojë me gratë dhe vajzat të cilat angazhohen në politikat e sigurisë. Programi është i financuar nga Ambasada Amerikane dhe ne synojmë ta nxisim edhe me shumë pjesëmarrjen tuaj në këto politika”, është shprehur Kim.