Home aktualitet ‘’Mos i thahet fyti pa ujë’’, reagon Basha ndaj Ramës/ Vendi ynë, nyjë e trafikut të drogës

‘’Mos i thahet fyti pa ujë’’, reagon Basha ndaj Ramës/ Vendi ynë, nyjë e trafikut të drogës

nga Albina Roshi

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi.

Menjëherë pas fjalës së tij, në foltore ka dalë Lulzim Basha, I cili I është drejtuar zonjës Nikolla me fjalët:’’-Herës tjetër vendosini një gotë me ujë plot, në mënyrë që të mos I thahet fyti. ‘’

Gjatë fjalës së tij Basha tha se 5 shtete të BE kanë vendosur që të mos hapen negociatat me Shqipërinë, edhe në rast se Bullgaria e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas Bashës, 5 shtetet e BE-së po tregohen të pasinqerta me shqiptarët, pasi duhet të thonë se mos-hapja e negociatave bëhet për shkak se vendi ynë është kthyer në një nyje të trafikut të drogës.

Basha:

Zonja kryetare herën tjetër vendosni gotën me ujë përpara se e kishte fytin e thatë, se detyrohet të thojë të pavërteta. Në Slloveni 5 vende me shtetë kanë vendosur që të mos hapin negociatat edhe nëse Bullgaria vendos që të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse vendin e drejton një Lukashenko. 

Ju mund te pelqeni dhe