Home aktualitet Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Qytetarët kthehen mbrapsht

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Qytetarët kthehen mbrapsht

nga Parler Albania

Në pikën kufitare të Morinës, ditën e sotme shumë qytetarë shqiptarë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare. Kjo për arsye se kishin marr vetëm njërën dozë të vaksinës.

Prej sot Qeveria e Kosovës ka ndryshuar regjimin e masave anticovid në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve të huaj përfshi edhe ato të Kosovës dhe Shipërisë, në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet.

Qytetarët shqiptarë nuk kanë qenë në dijeni, pasi vendimi është marrë në mbledhejn e së mërkurës tq qeverisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, po ndiqet e njëjt procedurë edhe nga ana e Shqipërisë.. Lëvizja në të dyja anët është frenuar dhe qytetarët nuk marrin ndonjë inciativë të tillë vetëm në raste pune apo shëndetësore.

Me përfundimin e sezonit turistik ka rënë edhe fluksi I lëvizjeve në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Mesatarja javore e lëvizjes shkon deri në 400 automjete me rreth 3000 qytetarë.

Ju mund te pelqeni dhe