Home aktualitet Universiteti ‘’Luigj Gurakuqi’’ në krizë / 11 degë studimi në mëshirë të fatit, rrezik mbylljeje

Universiteti ‘’Luigj Gurakuqi’’ në krizë / 11 degë studimi në mëshirë të fatit, rrezik mbylljeje

nga Parler Albania

Asambleja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kërkon që qeveria të rishikojë procedurat e pranimit të studentëve të rinj në universitete.

Pasi, në këtë universitet rrezikohen 11 degë studimi. Asambleja parashtron argument që vënë në dukje cënimin e autonomisë së universiteteve publike.

Si rrjedhojë nëpërmjet një deklarate asambleja universitare e Shkodrës fton rektoren e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe pedagogët  të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për përmirësimin e kushteve të institucionit akademik.

Asambleja I është drejtuar edhe znj. Evis Kushi, ministres së arsimit që të marrin masa për këtë problematikë në Universitetin ‘’Luigj Gurakuqi’’. Por, si përgjigje nga Ministria e Arsimit, përpos vonesës së përgjigjegjes, ku thuhet se ‘’ kjo e drejtë I takon vetëm qeverisë dhe se është e panegociueshme’’.

Ju mund te pelqeni dhe