Edlira Bode është emëruar drejtoreshë e Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Burime për Parler Albania kanë bërë të ditur se ish-deputetja socialiste, do të drejtojë tashmë Spitalin e Traumës që ndryshe njihet si Spitali Ushtarak.
Kush është Edlira Bode
Edlira Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në Otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe.
Ajo ka shërbyer për disa vite si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të rrethit të Devollit.
Që prej vitit 2008 punon si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës.
Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015–2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës dhe që prej Majit 2016 drejton me sukses Spitalin Rajonal të Korçës. Angazhimin politik e ka filluar si anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe në tetor 2016 zgjidhet Sekretare Organizative e PS për Bashkinë Korçë. Zotëron shumë mire gjuhën italiane dhe atë angleze.