Home aktualitet 100 vite burg për ish-pilotin amerikan , Mark Forkner / Shkaktar i vdekjes së 346 personave

100 vite burg për ish-pilotin amerikan , Mark Forkner / Shkaktar i vdekjes së 346 personave

nga Parler Albania

Një juri federale amerikane dënoi një ish krye-pilot pasi u shpall fajtor se ka mashtruar Administratën Federale të Aviacionit, gjatë procesit të certifikimit të Boeing 737 Max, i cili u përfshi në dy incidente fatale.

Sipas akuzës Mark Forkner, ka dhënë informacione false dhe të paplota për një sistem të automatizimit të kontrollit të fluturimit, i cili ka pasur një rol në incidentet që shkaktuan vdekjen e 346 personave.

Ky sistem nuk u përmend në dokumentet kryesore të dorëzuar në administratën federale të aviacionit, as në manualet e pilotimit dhe as në materialet e trajnimit.

Tashmë ai pret të dënohet deri në 100 vite burg. Ai gjithashtu akuzohet se ka krijuar një skemë për të mashtruar klientët e kompanisë ajrore për të përfituar dhjetëra miliona dollarë nga Boeing.

Forkner është personi i pare që është akuzuar për mashtrim të kolaudimit.

Ju mund te pelqeni dhe