Ditën e sotme, ka humbur jetën gazetari Artjan Tepelena. U nda nga jeta në moshën 58 vjeçare. Gazetari ishte infektuar me Covid 19 dhe prej një muaji ishte i shtruar në Sanatorium. Ai ka punuar si kryeredaktor në TVSH , drejtor i lajmeve në Tv alba dhe së fundmi, ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.
Të shumtë ishin miqtë që kanë shkruar për të dhe i kanë shprehur ngushëllime familjarëve.
Në një postim shkruhet: ”Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi”
Shqipëria në zi/ Humb jetën gazetari i mirënjohur…
Lajmi meparshem