Sot është mbledhur për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit . Do të shqyrtohen parregullsitë e këtij procesi.
Sipas rendit të ditës, pas konstituimit të Komisionit dhe prezantimit të anëtarëve, bëhet deklarimi i qëllimit të ngritjes, përcaktimi i detyrave të Komisionit, shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së brendshme, zgjedhja e Sekretarit të Komisionit, vlerësimi i të dhënave paraprake si dhe përcaktimi i mbledhjes së radhës.
Kujtojmë se më 30 shtator, PD dorëzoi në kuvend kërkesën për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Komisioni ka tre muaj kohë për të bëre hetime.