UNE JAM STUDENT
Nje ikone e politikes Amerikane humbi jeten. Colin Powell ishte i vaksinuar plotesisht dhe humbi jeten nga Covid19. Te luftoje ne diktature te deklaruar ishte ndoshta me e thjeshte. Ne ishim studentet e djeshem qe pastruam te pakten fasaden e universitetit. Ne luftuam kunder disa pleqve qe u kishte ikur koha dhe perendimi ishte me ne. Megjithate te perbashket kemi se sic u dhunuam ne atehere, po dhunohen studentet sot. Kjo eshte nje diktature e nje forme tjeter. Eshte nje diktature shkencore, ku injorantet ulerasin te njohim shkencen. Nuk ka shkence pa pyetjen “Pse?”. Nese nuk shterojme se beri kete pyetje shkojme thelle tek eksperimenti dhe eshte eksperimenti baza e te vertetes shkencore.
Pra, “Pse” per kete vaksinim te detyrueshem qe ne vend te beje mire, po ben krim. Mohimi i te drejtes per arsimim eshte shkelje e te drejtave te njeriut. Nuk mund te shkaterrohet e ardhmja e nje individi me nje vendim qeverritar, pasi ky eshte diktat mbi vullnetin dhe opinionin e lire. Te shkaterrosh nje individ duke e klasifikuar ne nje grup antiqeverritar quhet diskriminim dhe eshte i denueshem, nderkohe te shkaterrosh jetet e nje grupi qe nuk beson ne vendimet e qeverrise dhe kur ky grup eshte ne moshe te re, studente, prinder potenciale te se nesermes, eshte krim qe synon shkaterrimin e te ardhmes se nje kombi. Cdo qeverri duhet te jete prane studenteve dhe ne krah te kerkesave te tyre.
Nuk duhet t’i shkojme kunder studenteve, pasi jane e ardhmja.Nderkohe le te qetesohemi dhe te flasim per urdherin administrativ te Rames per detyrim vaksinimi te studenteve. Ne duhet te krenohemi qe studentet tane ende pyesin “PSE?” dhe nuk u kane bere lavazhin e trurit ende si ndodh ne shume universitete ne bote. Perse duhet te vaksinohet nje individ me detyrim. Jeten na e ka dhene Zoti dhe vetem Zoti mund te na e marre. Te gjithe qe deklarojne vaksinim me detyrim duhet te deklarohen se jane qeverri ateiste dhe jo me laike. Ja kjo eshte nje tjeter e drejte kushtetuese qe qeverrite ateiste heqin laicititetin e shoqerise duke e kthyer ne shoqeri te ekstremit te majte. Duke e injektuar kete tek studentet, atehere ne krijojme nje te ardhme ateistesh ne Shqiperi.Le te flasim ne menyre praktike tani se cfare demton vendimi per te mos u vaksinuar.
Nuk ka asnje problem. Ju lutem mos ofendoni inteligjencen e studenteve tane, pasi ofendoni inteligjencen e se ardhmes. Te vaksinuarit dhe te pavaksinuarit mund te bashkejetojne dhe pasojat varen vetem nga vendimi personal qe ka bere cdo individ. Duke iu referuar shkences me te rrezikuar jane te pavaksinuarit dhe keta kane zgjedhur te marrin rolin e veshtire, pasi nuk durojne dhunen. Nese nje i pavaksinuar infektohet ka rrezikun qe mund te humbe jeten dhe kjo eshte zgjidhje e tij e pavarur. Nese ky i pavaksinuar infekton nje te vaksinuar atehere nuk ka fare problem, pasi shkencetaret na thone se te vaksinuarit nuk e kane problem kete virus. Nderkohe Universitetet jane te pavarura dhe kushdo e menaxhon ne menyren e vet, nderkohe qe ka nje info se “Levizja per Universitetin” eshte kunder vaksinimit me detyrim. Shpresoj qe studentet te vazhdojne ne te drejten e tyre, pasi nuk luftojne per vete, por luftojne per te ardhmen e kombit.
Te gjithe e dime se nje komb me dinjitet, vjen ne breza me dinjitet. Pra le te vazhdojme me dinjitet dhe une jam serish me studentet.
Po afrohet dhjetori.