Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka theksuar sot se BE duhet të mbajë premtimet dhe të hapë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.
I pyetur nga gazetarët se çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të happen negociatat, Soreca theksoi se “Unë mendoj se integrimi ndodh dita ditës dhe qytetarët e Shqipërisë po integrohen në BE edhe në sajë të bashkëpunimit dhe mbështetjes.”.
Më tej, ai deklaroi se Shqipëria ka arritur rezultate dhe BE është koha që të mbajë fjalën.
“Shqipëria ka dhënë rezultate dhe është koha që BE të mbajë premtimet. BE duhet të gjejë pikat e forta në këtë raport dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut të ulen në atë tryezë”.-tha Soreca.