Gazetarja Klodiana Lala zbardh dosjen hetimore ‘’Jan Prenga’’,ku deklaroi se të akuzuarit lidhur me ngjarjen tronditëse të rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të 49-vjeçarit, tashmë mund të konsiderohen si njerëzit që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.
“SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale për të dyshuarit Barjam Hajri dhe Leonard Hajri, përkatësisht babai dhe vëllai i Altin Hajrit. Po kështu është kërkuar pushimi i çështjes për Elton Hajrin, kushëri me Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’, që rezulton të jetë edhe pronar i furgonit, më te cilin u transportua nga garazhi trupi I torturuar i Jan Prengës”, deklaron gazetarja.
Më tej Lala ka shtuar se nga akuza pritet të shpëtojnë edhe Aleks Doçaj e Ardian Doçaj.
“Aleks Doçaj nuk u arrestua asnjëherë. Ndërkohë që Ardiani u arrestua dhe qëndroi disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua. Lidhur me të dyshuarit e tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi, Altin Hajri. Gentjan Doçi Funiqi dhe katër të dyshuarit si rrëmbyes, prokuroria ka vijuar çështjen dhe vazhdon hetimet”, thekson Lala