Avokati Sajmir Vishaj ka deklaruar se nuk mund të përdoret SPAK si instrumenti që pritet të hetojë për vettingun e politikanëve sepse edhe kapaciteti i tij është i reduktuar.
“Kemi vetëm 3 ose 4 ditë që jemi vënë në dijeni për ndryshime, për një projektligj ku kërkohen vettingu i politikanëve. Kushtetuta është libri themelor i një shteti dhe nuk bëhet në një afat të shkurtër. Duhet të kemi ekspertët, qoftë ata që e kanë propozuar, për të përcaktuar çfarë synon. Nuk mundemi ne që SPAK-ut t’i çojmë një listë me deputetë. Po ata që kanë qenë politikanë më pare. Kemi vetëm 15 prokurore, të cilët dot’ i kërkojnë çdo institucioni t’u japin të dhënat”, ka deklaruar Vishaj.
Më tej ai ka shtuar se duhet shumë kujdes dhe nuk mund të përdoret një Prokurori e Posaçme, që është shumë e ndjeshme.
“Duhet shumë kujdes, që qytetari të kuptojë që kjo nismë do i vlejë të nesërmes, nuk mundemi të përdorim një Prokurori të Posaçme që është shumë e ndjeshme”, ka theksuar Vishaj.