Home aktualitet Revolta e demokratëve kundër Bashës/ ‘’Je llumi I politikës’’

Revolta e demokratëve kundër Bashës/ ‘’Je llumi I politikës’’

nga Parler Albania

Mëngjesin e sotëm, kryetari I Partisë Demokratike, në rrjetet sociale ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të djeshëm me gazetarët, ku flet për vettingun në politikë.

Sipas tij është në interesin e të gjithëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëzit që e kanë mbajtur për 30 vite duke u pasuruar.

Menjëherë, pas këtij postimi, demokratët kanë reaguar me fjalë ofenduese ndaj tij, duke e quajtur ‘’llum të politikës shqiptare’’.

Ik o i pabesë. Ti je llumi i politikës. Duhet filluar nga ti duhet pastrimi i politikës! Ik ik”-shkruan një komentues.

Më tej një tjetër shkruan “Po kush të beson. Vetëm servilat. Vetëm ata që rrinë për një vend pune, po kjo nuk i shërben vendit tonë”.

Po ashtu një tjetër shkruan “Po kush do e bëjë këtë Vetting? SPAK-u i Edi Ramës ? Ju të dy do dilni të larë?

” Do fundosni ” Sali Berishën? Se për këtë po e bën ë? Tradhëtar i pabesë. Sali Berisha paska mbajtur gjarprin në gji”.

Ju mund te pelqeni dhe