Home aktualitet A ka rritje të çmimit të biletave për transportin ndërqytetas?!

A ka rritje të çmimit të biletave për transportin ndërqytetas?!

nga Parler Albania

Rritja e çmimeve ka rebeluar shqiptarët. Së fundmi, është debatuar për rritjen e çmimit të biletës së urbanit ndërqytetas.
Por, Blendi Gonxhe, drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, i ftuar në ABC ka siguruar qytetarët , se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave për transportin ndërqytetas.
“Të gjitha çmimet e transportit ndërqytetës nuk ka arsye të ketë prekje të çmimit për qytetarët. Për transportin urban nuk jam autoriteti që të them me garanci. Me siguri ata (bashkia) janë duke punuar me projektet e tyre” tha ai.

Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës duke kërkuar indeksimin e çmimit të karburantit. Por Gonxhe shprehet se këtë problem duhet ta zgjidhë bashkia e Tiranës, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Transportit i kalon Tiranës, por edhe bashkive të tjera një pjesë të mirë të fondit që vjel nga taksat.

“Transporti ubran është juridiksion i bashkive dhe është një moment që ka të bëjë me autonominë e tyre, është tagër i tyre. Është shumë e vështirë të flas unë, pasi një bashki ndryshon nga tjetra.

Por të thoshim se ky problem mund të zgjidhet vetëm nga bashkitë nuk do të ishte e drejtë, natyrisht që shumë zgjidhje vijnë në një sinergji me qeverinë qendrore. Ne japim cdo vit 25% të gjithçkaje që mbledhim nga taksat e mjeteve, u shkon bashkive.

Vetëm për 2018-2021 vetëm për bashkinë Tiranë janë 15 mln dollarë që ia kemi kaluar në një transfertë direkte, që këto fonde duhet të ndihmonin për politikat. Nuk është se vijmë nga askund, nga asnjë lloj mbështetje” tha ai.

Ju mund te pelqeni dhe