Home aktualitet Ilir Meta: Helmimi I banorëve në Krujë, situatë alarmante

Ilir Meta: Helmimi I banorëve në Krujë, situatë alarmante

nga Parler Albania

Pas helmimit në masë të banorëve të Krujës, ka reaguar presidenti Ilir Meta, I cili e  quan një situatë alarmante e duhet vepruar me përgjegjshmëri.

Ndër të tjera, u uron shërim të shpejtë të sëmurëve dhe përgëzon stafin mjekësor që kanë vepruar në kohë.

Postimi i plotë nga presidenti Ilir Meta:

Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.

Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare

Ju mund te pelqeni dhe