Helmimi I qytetarëve të Krujës është bërë shqetësim për shqiptarët, duke mos ditur se cfarë uji po pinë. Për këtë rast kanë reaguar demokratët, ku kërkjnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Krujës.
Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, dhe deputetja e Krujës Merita Bakiu, kanë reaguar sot në lidhje me helmimin e qytetarëve në Krujë.
Në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, deputetët e PD, deklaruan se qeveria duhet të reagojë e të veprojë sa më parë në lidhje me helmimin e qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm.
Deputetja Bakiu tha se kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, duhet të japë dorëheqjen sa më parë.
Më tej, ajo theksoi se shumë qytetarë po trajtohen në shtëpi pasi në spital mungon insfrastruktura. Ndër të tjera shton se, mosfurnizimi me ujë dhe mospërkushtimi I duhur I bashkisë ndaj këtij problem nxjerr një sërë problematikash për banorët e Krujës.
“Ka shumë banorë që po trajtohen në shtëpi. Ajo që është shqetësuese për krujën, është mos furnizimi me ujë. Kjo i ka cuar familjet në një krizë tjetër përvec sëmundjes. Është e tmerrshme që qeveria nuk ka reagyar në kohë, vetëm pas 3 ditësh kur filluan mediat. At5herë erdhi ministrja e shëndetësisë, në të njëjtën kohë kur spitali nuk ka as infrastrukturë.Ska ndodhur më parë në Krujë. Artur Bushi të japë dorëheqjen. Mendohet në përgjigjet që kanë ardhur jo zyrtare, se uji është kontaminuar” – tha Bakiu.
Ndërsa deputeti Alibeaj, tha se “1200 qytetarë të Krujës, vogëlushë ,familjarë e të moshuar janë të shtruar në spitale, pa përmendur ata që janë në shtëpia. Kush e shkaktoi, pse e shkaktoi, e patë përgjigjet e djeshme të kryerministrit. E ka detyre politike kryeministri, deyre njerëzore në radhë të parë e më pas ligjore. E hedhin topin, bashkia, ujësjellësi, bashkia, askush nuk ju ndodhet afër. Dikush duhet ta ngrejë si problem. Skemi një projektligj, kjo cështje duhet politizuar se parlamenti opër këto cështje është. Skemi si ta kërkojmë si interpelancë, që të kujtohemi pas dy javësh. Njerëzit sot po vuajnë.”
(A.R) Parler Albania