Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur të gjithë kryebashkiakët e vendit, ku në focus është performance e sektorit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Rama I kritikon kryebashkiakët, ku u sugjeron të jenë të vëmendshëm në menazhimin e situatave në qytetet e tyre. Kjo pasi, ujësjellësit në të gjithë Shqipërinë po gllabërojnë para.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryeministri sërish krerët e bashkive, ku në fokus është performanca e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.
Ndër të tjera, u shpreh se qeveria rrit investimet, ju rrisni humbjet. Po ashtu, ngre në pikëpyetje se si mund të vazhdojë kjo histori kështu, përderisa qeveria po investon dhe ju [po I humbisni këto investime me gabime.
“Hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët që janë kredi që duhen paguar. Shuma qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion me këto 2 burime janë praktikisht 1.2 miliard euro. A jeni ju në dijeni të performacësh se ujësjellës-kanalizime në bashkitë tuaja, të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë për qytetarët. Ju i keni parë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti juaj për këtë? Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet. 79% janë humbjet, një piramidë që merr para. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori?”, tha Rama.
Po ashtu, Rama nënvizoi se duhet ndryshuar tendenca që kjo ndërmarrje të kthehet në një vend ku jepen rroga, edhe për persona që nuk punojnë asnjë ditë, e të rritet perfromanca për qytetaret.
“Po marr kampionin, bashkinë e Vlorës, mbi 78.9% humbje. Një kompani e falimentuar si një fabrikë që merr para nga shteti dhe si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe nuk është një mall që trajtohet si mall tjetër, kur vjen puna te domosdoshmëria për ta pasur ujin në familje. Si mund të vazhdojë kjo histori kështu? Si mundet që numri i të punësuarve të ujësjellësve të Shqipërisë është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Natyrisht që fjalët të gjitha janë thënë. Është koha për të vepruar dhe natyrisht siç folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do të rri më në pozitën e thjesht apo vetëm financuesit të këtyre shërbimeve, por do të përfshihet në këto shërbime. Ne nuk do të lejojmë më që paratë e popullit shqiptar të akuzohen në këtë farë feje nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori.
Madje ka edhe njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librin e pagave të rrogave mujore. Kjo përkthehet në mos prerje të shërbimit për debitorë dhe në rezultate të pa imagjinueshme arkëtimi. Siç është Bashkia Kavajë 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por nuk them diferenca, sepse edhe më të mirët janë në raport të disfavorshëm. Kjo është kronike, është sëmundje e shumë e shumë viteve, por ne nuk mund ta pranojmë si të tillë dhe ta përmbysim si tendencë”, tha Rama.
(A.R) ParlerAlbania.al