Pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha do të ndalet në qytetin e Lezhës, ku edhe do të zhvillojë takimin e rradhës në kuadër të ‘’Foltores’’ me demokratët.
Në orën 17:00 do të mbahet takimi me demokratët në Pallatin e Kulturës së Lezhës.
Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të Lezhës të bashkohen në Foltoren: “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.”
Ndërkohë, ParlerAlbania.al ka mësuar axhendën e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas takimit me demokratët e Lezhës.
Gjithashtu bëhet e ditur nga burime për ParlerAlbania.al se takimi I rradhës do të jetë ditëne martë në Kamëz.
Ndërkohë, të premten do të jetë në Lushnjë.
Qëllimi I tërë axhendës së toj në lidhje me takime demokratësh ka në fokus bashkimin e së djathtës dhe kthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.
Deri më tani, Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Dibër dhe Berat, në Kavajë, ndërsa sot do të ndalet në Lezhë.
(A.R) ParlerAlbania.al