Home aktualitet Ish deputetja e Dibrës emërohet zv. Ministre

Ish deputetja e Dibrës emërohet zv. Ministre

nga Parler Albania

Postin e zv. Ministres së Mjedisit dhe Turizmit e ka zënë Almira Xhembulla .

Xhembulla ka qenë deputete e Partisë Socialiste në legjislacionin e kaluar.

Xhembulla ka lindur në Dibër, më 6 Shkurt 1979. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë –Letërsi në vitin 2001 dhe në 2013 ka kryer studimet Master pranë Universitetit Europian të Tiranës, dega Marrëdhënie Publike/ Politikë – Institucionale. Është trajtuar më tej në fusha të ndryshme ekspertize, si Avokatësi dhe Lobim në Oksford ,’’ Zhvillimi I sipërmarrjeve tëvogla dhe të mesme’’, në Torino dhe shumë trajnime mbi menaxhimin e organizatave, zhvillimin rural dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të gjitha këto nga ekspertë ndërkombëtarë. Po ashtu, është aktiviste e shumë organizatave dhe shoqatave në Shqipëri. Ndër të tjera, ajo ka dhënë kontributin esaj në promovimin e vleracve të bukurisë natyrore që ka Dibra dhe po I jep shtysë zhvillimit të turizmit.

(A.R) ParlerAlbania.al

Ju mund te pelqeni dhe