Home aktualitet Bardhi: Damian, ruaj qetësinë !/ Avokati do i duhet në SPAK, paralajmëron

Bardhi: Damian, ruaj qetësinë !/ Avokati do i duhet në SPAK, paralajmëron

nga Parler Albania

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gament Bardhi, ka reaguar pas denoncimit të bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri lidhur me akuzat e shkëmbyera gjatë seancës paralmentare të ditës së djeshme.

Gjiknuri paditi kryedemokratin Basha dhe Bardhin për shpifje sa i përket udhëtimeve t këtij të fundit në Maltë, ndërsa në reagimin e bërë pak çaste më parë, Bardhi ka thënë se Gjiknuri kishte bërë mirë që kishte marrë avokat dhe se ishte i gatshëm të shkonte deri në fund të betejës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK.

Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda.

Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën.

E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012. Faleminderit që më konfirmon.

Ju mund te pelqeni dhe