Home aktualitet Thoma Kaçi ‘’pre’’ e një grabitjeje me kërcënim arme / Policia e Sarandës vë në pranga autorët

Thoma Kaçi ‘’pre’’ e një grabitjeje me kërcënim arme / Policia e Sarandës vë në pranga autorët

nga Parler Albania

Banesa e noterit Thoma Kaçi ka rënë pre e një grabitjeje. Nga burimet e policisë mësohet se e kanë kërcënuar edhe me armë noterin. Në mesin e personave të arrestuar është edhe një ish –I dënuar për trafik droge në Greqi.

Policia e Sarandës ka arrestuar tre autorët e dyshuar për grabitjen e banesës.

Personat e vënë në pranga janë: Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë; Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Ju mund te pelqeni dhe