Home aktualitet Përjashtohen 3 vende të Ballkanit nga ”Samiti i Demokracive”/ SHBA fton 100 shtete të botës

Përjashtohen 3 vende të Ballkanit nga ”Samiti i Demokracive”/ SHBA fton 100 shtete të botës

nga Parler Albania

Prestigjiozja amerikane “Politico”, ka publikuar listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figurojnë 100 shtete, por bëjnë përjashtim Kosova, Serbia dhe Bosnja.

Për këtë çështje ka reaguar analisti i çështjeve politike dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi.  Maliqi ka shkruar në Facebook se mospërfshirja e Kosovës në Samitin e Demokracive është sinjal i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe kjo duhet të lexohet si kambanë alarmi.

“Mirëmëngjes popull liridashës. Kjo është sipas një raporti të Politico harta e shteteve në Evropë të cilave SHBA u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive në dhjetor. Mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënive dhe duhet të lexohet si këmbanë alarmi”, ka shkruar Maliqi.

Ju mund te pelqeni dhe