Home aktualitet Garda ndërhyn në kuvend/ Plas sherri midis Salianjit dhe Braçes

Garda ndërhyn në kuvend/ Plas sherri midis Salianjit dhe Braçes

nga Parler Albania

TIRANË– Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend midis Erion Braçes dhe Ervin Salianjit.

Në videon e publikuar nga Dosja shikohet përplasja fizike mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe atij socialist Erion Braçe.

Gjithçka nisi në momentin që Salianji i tha ‘kone’ Braçes, dhe reagimi nga salla i këtij të fundit bëri që Salianji të largohej nga foltorja dhe të drejtohej drejt tij.

Më pas, ajo që shihet janë gardianët që vrapojnë dhe ndërhyjnë mes deputetëve që po përplaseshin fizikisht. Më pas sinjali i Kuvendit u ndërpre dhe gazetarët u nxorrën nga salla.

Ju mund te pelqeni dhe