BEOGRAD- “Grenel dhe Palmer kontaktuan lobistët amerikanë, morën nga 1.9 milionë nga Serbia”.
Ky është titulli i gazetës serbe Nova, e cila ka bërë një lajm për Grenell dhe Matthew Palmer përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor dikur.
Në lajm portali serb shkruan se për tre vjet lobim në SHBA, Oda Ekonomike e Serbisë (PKS) i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC” 1.3 milionë dollarë dhe deri në fund të vitit 2022 do të ndajë edhe gjysmë milioni dollarë për shërbimet e saj.
Shkrimi i plotë në portal:
Në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga SHBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një shtëpi lobimi në atë vend. Mirëpo, këtë e ka bërë Oda Ekonomike e Serbisë, e cila ka lidhur disa kontrata me kompaninë “Yorktoën Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022. E fundit është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë. Sipas dokumentit, kompania është e detyruar të ofrojë “këshilla strategjike në lidhje me temat e trajtuara nga SCC, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike SHBA-Serbe”. Kjo përfshin, siç thuhet më tej, “çështjet e menaxhimit dhe çështjet e qeverisë, të cilat pritet të përfshijnë kontakte me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues të sektorit privat përkatës.