Deputeti demokrat Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e kreut të PD-së në largim Lulzim Basha, duke i quajtur si marrëzia e madhështisë.
Duke i referuar deklaratave të Bashës për përjashimin e atyre që i dalin kundër, ai i ka sugjeruar që të lërë mënjanë kërcënimet.
Më tej, ai shton se kërcënimet e Bashës nuk e trembin dhe se të gjitha kërcënimet e Bashës kanë mbetur në rrugë deri më sot, shton ai.
“Marrëzia e madhështisë. Do përjashtojë gjithë antarësinë e PD. Po bëre këtë do ngelësh vetëm me Gazin o çun.
Lëri kërcënimet se nuk na tremb. Shumë kërcënime ke bërë, por të gjitha i le në rrugë. E kërcënove Ramën 8 vjet, por vetëm humbe.
E mjera PD ku ka katandisur me ty”, ka shkruar Spaho në rrjete sociale.
Më tej Spaho e ka krahasuar Bashën me një bixhozxhi që vetëm humb,
“Të morëm për As por na dole…si ai Lundërtari te Udhëtimet e Guliverit të Jonatan Sëift.
Një anije po përgatitej për një lundrim të vështirë e të gjatë në oqean.
Kapiteni i anijes para se të nisej e furnizoi atë me ushqime, ujë, qymyr, ilaçe dhe barot si dhe e plotësoi me ekuipazh.
I mungonte vetëm një person, më i rëndësishmi, Lundërtari, ai që do udhëhiqte anijen nëpërmjet hartave në kohë të vështira e stuhi.
Për të gjetur Lundërtarin, mjeshtrin e hartave, kapiteni doli nëpër mejhanet e portit.
Diku i zunë sytë një marinar që po rrëkëllente ca gota. Ju afrua dhe e pyeti: a merr vesh nga hartat zotëri?
Pasi i hodhi një vështrim nga koka tek këmbët, Lundërtari ju pergjigj: Si mund ta vesh në dyshim, ajo është puna që unë bëj më mirë.
A do bashkohesh me ne në udhetimin tonë në oqean, vazhdoi kapiteni?
Me kënaqësi, u përgjigj Lundërtari.
Me të thënë e me të bërë dhe vrap në anije. U ngrit spiranca, u hapën velat dhe anija mori ujrat e oqeanit.
Pas disa orësh udhëtim një stuhi e madhe i kapi.
Kapiteni menjëhere urdhëroi të vijë Lundërtari, njeriu i hartave. Ja vuri ato përpara dhe i tha: na udhëhiq nga të shkojmë.
“Lundërtari” e pa me habi të madhe dhe i tha: Çi ke këto more? Po ku marr vesh une nga hartat?
Kur më pyete nuk të thashë që marr vesh nga hartat. Të thashë që marr vesh nga kartat…kartat e bixhozit”, ka shkruar më tej Spaho.
A.R/ ParlerAlbania.al