Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Mborrje të Korçës
Është shkrumbuar një makinë.
Mjeti tip “Benz” i shtetasit A.C, ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës.
Nga hetimet dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
“Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.
A.R/ ParlerAlbania.al