Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në rrjete sociale shkruan se është realizuar takimi i parë i nivelit politik Komitetit të Përbashkët italo-shqiptar, për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Sektorin e Infrastrukturës, Energjisë dhe Agroindustrisë.
Ajo shprehet se ky bashkëpunim, vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Zhvilluam takimin e parë të nivelit politik të Komitetit të Përbashkët për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Sektorin e Infrastrukturës, Energjisë dhe Agroindustrisë.
Një hap tejet i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies së shkëlqyer mes dy vendeve tona dhe konkretizimit të bashkëpunimit me projekte dhe nisma me përfitime për qytetarët tanë”, shkruan Balluku në rrjetin social Facebook.