Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për një nga banorët protestues të Unazës së Re .
Në mbështetje të tij ishte edhe ish-deputeti Klevis Balliu, I cili u shpreh se banorët ishin lënë në harresë. Për të, shpresë e banorëve të Astirit janë vetëm mediat.
“Demokratët e protestuesit që janë përplasur me Qeverinë, vijojnë përplasjet edhe në Gjykata. Njerëzit që kanë protestuar, gjyqet vazhdojnë.
E vetmja shpresë e tyre janë mediat. Ju i dini shpenzimet e Gjykatave. Sot është shumë e qartë çfarë po ndodh në Shqipëri dhe ku është opozita sot. Banorët janë opozita, kjo është përplasja e vërtetë”, deklaroi Balliu në një prononcim për mediat.