Home aktualitet Kokaina tregtohet në rrugicat e Tiranës/ 8000 mijë lekë për një gramë kokainë

Kokaina tregtohet në rrugicat e Tiranës/ 8000 mijë lekë për një gramë kokainë

nga Parler Albania

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi Gj. Gj., 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 200-500 gramë, në zonën e Shijakut, e ndante në porcione nga 10 gramë deri në 100 gramë, të cilat më pas i shiste me shumicë në zonën e “Bulevardit të Ri”, në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e “Zogut të Zi“, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë. Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë.

Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ju mund te pelqeni dhe