Home aktualitet Në Afrikë po i bëhet ballë Covid-19/ Shteti me më pak vaksina

Në Afrikë po i bëhet ballë Covid-19/ Shteti me më pak vaksina

nga Parler Albania

Në një treg të ngarkuar të një zone të varfër të Harares, kryeqytet i Zimbabvesë, Nyasha Ndou po e mbante maskën në xhep, përderisa qindra njerëz, kryesisht pa maska, dyndeshin për të shitur e blerë pemë e perime të vendosura në tavolina druri e shtresa plastike. Njësoj si në një pjesë të madhe të Zimbabvesë, koronavirusi këtu po i lihet shpejt të kaluarës, ndërsa tubimet politike, koncertet e grumbullimet nëpër shtëpi janë kthyer.

“Covid-19 ka shkuar, kur keni dëgjuar për herë të fundit për dikë që ka vdekur nga Covid-19”, thotë Ndou. “Maska është për ta mbrojtur xhepin tim. Policia kërkon ryshfet, prandaj unë humb para, nëse nuk endem me maskë”, shton ai.

Më herët këtë javë, Zimbabveja regjistroi vetëm 33 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë të vdekur, në linjë me rënien e fundit të shifrave në mbarë kontinentin, ku të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se infeksionet kanë rënë nga muaji korrik.

Kur koronavirusi u shfaq për herë të parë vitin e kaluar, zyrtarët shëndetësorë frikësoheshin se pandemia do ta përfshinte kontinentin dhe do të vriste miliona njerëz. Ndonëse ende është i paqartë rezultati përfundimtar i Covid-19, ky skenar katastrofal ende nuk është materializuar në Zimbabve ose në një pjesë të madhe të kontinentit.

Shkencëtarët theksojnë se sigurimi i të dhënave të sakta për Covid-19, sidomos në shtetet afrikane me vëzhgim me të meta, është jashtëzakonisht i vështirë dhe paralajmërojnë se dukuria e rënies së shifrave të pandemisë mund të kthehet lehtë mbrapsht.

Por ka diçka “misterioze” që po ndodh në Afrikë e që po i huton shkencëtarët, thotë Wafaa El-Sadr, drejtore për shëndet global në Universitetin e Kolumbias. “Afrika nuk i ka vaksinat dhe burimet për ta luftuar Covid-19 që i kanë Evropa e Shtetet e Bashkuara, por disi duket se ata po ia dalin më mirë”, tha ajo.

Më pak se 6 për qind e popullsisë së Afrikës është vaksinuar. Për disa muaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportet e saj javore për pandeminë, e ka përshkruar Afrikën si “një ndër rajonet më së paku të prekura në botë”.

Ju mund te pelqeni dhe