Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.1 ballë, i shkallës Rihter ka goditur Turqinë Lindore mesditën e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 14:40 të mesditës të së premtes.
Sipas të dhënave, lëkundja ishte relativisht e cekët, pasi thellësia fokale është regjistruar 5 km.
Epiqendra u raportua 56 kilometra në lindje të Erzurumit dhe 28 kilometra në juglindje të Pasinler.