Home aktualitet Theu xhamin e makinës për vjedhje/ E pëson keq i riu

Theu xhamin e makinës për vjedhje/ E pëson keq i riu

nga Parler Albania

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi ka tentuar të vjedhë sendet brenda një makine duke thyer xhamin.

Mbi 36 vjeçarin me iniciale: K.K rëndojnë akuzat “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”.

Njoftimi i plotë:

“Tenton të vjedhi sendet brenda një mjeti, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë duke thyer xhamin e një mjeti të parkuar me qëllim që të merrte sendet që ishin brenda tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”.

Ju mund te pelqeni dhe