Pas publikimit të videos së Edi ramës në rrjetet sociale për hapjen e rrugës së Arbërit, ai e viziton nga afër. Ndërkohë, reagon deputetja e PD-së së Dibrës, Dhurata Çupi se hapja është një zhgënjim . Pasi, sipas saj rruga nuk ka përfunduar.
Më tej, shkruan në rrjetin e saj social’’Facebook’’ se nxitimi për të shpallur hapjen e rrugës së Arbërit është një tallje me dibranët.
Sipas saj, dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.
Ndër të tjera, thekson se e vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.
“Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët.
Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.
E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.
Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!”-shkruan deputetja Çupi.
A.R/ ParlerAlbania