Home aktualitet Skandal/ Në Fier, ”ujë teknologjik me përmbajtje nafte”

Skandal/ Në Fier, ”ujë teknologjik me përmbajtje nafte”

nga Parler Albania

Ndotja e mjedisit nga derdhjet e hidrokarbureve në zonat naftëmbajtëse vijon të jetë shqetësuese për banorët e Fierit. Pasi, sipas banorëve të zonës:’’Këto derdhje bëhen nga kompanitë që operojnë në këto zona si Albpetroli, si dhe kompani nënkontraktore të përpunimit të naftës. Ditën e sotme, në Fax Neës kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me shëndetine tyre, ku shkak bëhen derdhjet e paligjshme.

Gjatë mbikëqyrjes së bërë në puset e naftës, vihet re se derdhjet e bëra pa kriter po kthehen në shqetësim për zhdukjen e florës dhe faunës.

Reshjet e shiut kane nxjerrë në pah shkarkimet në qyte,t ku bashkë me ambientalistin Qani Rredhi dhe vëzhguesin Sajmir Dine është vëzhguar nga afër derdhjet në fshatin Kuqar të bashkisë Patos.

Ambientalisti, Qani Rredhi:

Në raste reshjesh abuzohet nga ndotësit e Albpetrolit përgjithësisht por këtu kemi të bëjmë në këtë rast me një ujë teknologjik që del nga nëntoka dhe duhet të trajtohet jo të rrijë kështu lirë sepse del me mbetje nafte. Ky ujë mund të shkojë deri në det. Është e disata herë që bëjmë kërkesë ndaj Alpetrol. Ky ujë që derdhet këtu është një skandal i vërtetë. Ndaj i bëj thirrje Albpetrolit apo ministrisë që të ndalojnë këtë katrahurë. Kjo është një katastrofë e rëndë mjedisore. Kjo derdhje përfundon në kanalin më të afërt këtu dhe më pas shkon deri në det. Ne do u dalim zotit zotërinjve të Albpetrolit dhe më pas do u drejtohemi organeve kompetente. Ne kemi përjetuar një fakt tronditës. Ka qenë një vdekje e paralajmëruar e një gruaje.

Por ky krim mjedisor edhe pse eshte denoncuar heshtja institucionale vijon ende. Keto puse ndodhen mes bimesise se ullinjve te fermereve te zones ku era mbytese shperndahet si re mes bimesise ,ajrit dhe mjedisit.

Banori: Ne do vazhdojmë të ngrejmë zërin vazhdimisht. Këtu ka shumë pemë ulliri të cilat dëmtohen më së shumti nga kjo ndotje mjedisore. Për këtë gjë nuk është marrë asnjë masë edhe pas denoncimit të bërë nga ne në 2020.

Përballë këtyre fakteve denoncuese jo vetem nga ambientalistet por edhe nga banoret e zones askush nuk reagon per masa pezulluese te firmave operuese te naftes. Apeli shkon per te gjitha institucionet lokale ,vendore e qendrore pasi nuk mund te heshtet para ketij krimi mjedisor qe prek qarkun Fier e gjithe vijen bregdetare Adriatik.

Ju mund te pelqeni dhe

Leave a Comment